menu Home chevron_right
Music

Momenti i veçantë kur Dua Lipa këndon në shqip këngën “Era” shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’

Admin | August 2, 2025
Momenti i veçantë kur Dua Lipa këndon në shqip këngën “Era” shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’

Në një nga momentet më prekëse dhe të paharrueshme të edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa befasoi publikun duke ftuar në skenë babain e saj, Dukagjin Lipa, për të kënduar bashkë në shqip.

Ishte një çast emocional që rrëmbeu zemrat e mijëra të pranishmëve në Prishtinë dhe theksoi lidhjen e veçantë mes artistes dhe rrënjëve të saj.

Teksa po zhvillohej performanca e saj spektakolare, Dua ndali muzikën për një moment dhe iu drejtua publikut me këto fjalë: “Sonte dua ta ftoj në skenë një person i cili më ka inspiruar gjithë jetën. Ai është babai im, Dukagjin Lipa!”.


Tri veshje, koreografi perfekte dhe skenë magjike: Dua Lipa mahnit Prishtinën në natën e parë të festivalit 'Sunny Hill 2025'

Lexo po ashtu
Tri veshje, koreografi perfekte dhe skenë magjike: Dua Lipa mahnit Prishtinën në natën e parë të festivalit ‘Sunny Hill 2025’

Mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të madh, Dukagjini iu bashkua vajzës së tij në skenë dhe të dy kënduan në duet këngën e njohur “Era” nga grupi legjendar shqiptar i muzikës rock, Gjurmët.

Ishte një performancë autentike dhe plot ndjenjë, që ngjalli emocione të mëdha tek publiku. Zëri i Duas në shqip u prit me brohoritje dhe ovacione, ndërsa të gjithë të pranishmit këndonin bashkë me ta, duke krijuar një atmosferë unike dhe të papërsëritshme.

Ky moment ishte ndër rastet e rralla kur Dua Lipa interpreton në shqip në një skenë të madhe, dhe fakti që ndodhi në Prishtinë – në vendin e saj të origjinës – e bëri edhe më domethënës.

Përveçse një yll botëror, Dua Lipa edhe një herë tregoi përkushtimin e saj për të mbajtur gjallë lidhjen me kulturën dhe familjen e saj. Ndërkohë, Dukagjin Lipa, përveçse si organizator i festivalit, është edhe menaxher i Duas dhe njihet si krahu i saj i djathtë në rrugëtimin e saj për t’u bërë një yll botëror i muzikës. /Telegrafi/

Dua Lipa në festivalin ‘Sunny Hill 2025’ (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

The post Momenti i veçantë kur Dua Lipa këndon në shqip këngën “Era” shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ appeared first on Telegrafi.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play