“Motiv”, Alban Skënderaj paralajmëron koncert madhështor në Prishtinë

Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skënderaj, ka ndarë me fansat lajmin se së shpejti do të vijë në Prishtinë me një koncert, që mban emrin “Motiv”.
Projekti, që ka marrë vëmendjen e madhe në qytete të ndryshme, këtë herë do të zhvillohet në tri vende të rëndësishme: Kosovë, Greqi dhe Angli.
“Me emocion të madh ju njoftoj se ‘MOTIV’ vjen së shpejti në Kosovë, Greqi dhe Angli (sipas renditjes). Premtoj se do të jenë tre nga koncertet më të bukura të karrierës sime! Datat do të publikohen shumë shpejt”, ka shkruar mes tjerash në Instagram.
Skënderaj prej vitesh është ndër emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, me një repertor të pasur këngësh që janë kthyer në hite dhe kanë shoqëruar publikun në çdo periudhë.
Koncertet e tij njihen për energjinë, atmosferën dhe emocionet që përcjellin, ndaj edhe ky turne pritet me padurim nga mijëra fansa.
Ky do të jetë rikthimi i tij i madh në Prishtinë, ku publiku kosovar gjithmonë e ka pritur me duartrokitje e dashuri të veçantë.
Ndërkohë, data dhe detajet e plota të organizimit pritet të bëhen publike shumë shpejt. /Telegrafi/
Comments
This post currently has no comments.