menu Home chevron_right
Music

Pas deklaratave që bëri në TikTok, G Banit i anulohet koncerti në Drenas

Admin | August 1, 2025
Pas deklaratave që bëri në TikTok, G Banit i anulohet koncerti në Drenas

Një deklaratë e bujshme e bërë nga këngëtari i njohur G Bani në TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme.

Artisti, në një video ku shprehej i revoltuar ndaj komenteve fyese që kishte marrë, u shpreh ndër të tjera: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën”.

Kjo fjali u konsiderua e papranueshme nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas, të cilët njoftuan anulimin e koncertit të planifikuar për mbrëmjen e nesërme. Në një deklaratë zyrtare, ata shprehën shqetësimin e tyre ndaj gjuhës së përdorur nga artisti.

“Si organizatorë të këtij festivali e konsiderojmë të papranueshme gjuhën fyese dhe mungesën e etikës në komunikim. Ky festival tashmë gëzon reputacion të lartë dhe nuk mund të jetë platformë për artistë që shfaqin qëndrime denigruese ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Organizatorët theksuan se “Muaji i Mërgatës” është një ngjarje që ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve nga mërgata me ata në vendlindje, përmes kulturës, respektit dhe dinjitetit. Çdo shfaqje që bie ndesh me këto vlera nuk do të tolerohet.

“Respekt për të gjithë artistët e mirëfilltë që kontribuojnë me profesionalizëm, etikë dhe dashuri për publikun shqiptar”, u shtua më tej në deklaratë.

@unejam12 #gbani @G-BANI ♬ original sound – Elton_t2

Pas anulimit të koncertit, G Bani reagoi sërish me një video, ku tha se komentet e tij ishin të drejtuara ndaj një grupi ndjekësish që e kishin fyer, dhe jo ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Por, sipas organizatorëve, fjalët e tij e kishin kaluar kufirin e tolerueshëm dhe vendimi për anulim mbetet i pakthyeshëm.

Ky veprim shihet si një precedent i rëndësishëm për festivalet publike në vend: artistët janë të mirëpritur për të sjellë energji, talent dhe bashkim – por jo ndasi, përçmim apo gjuhë të urrejtjes. /Telegrafi/

The post Pas deklaratave që bëri në TikTok, G Banit i anulohet koncerti në Drenas appeared first on Telegrafi.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play