Peggy Gou dhe Anyma përmbyllin Sunny Hill – nata e fundit e festivalit nis me super line-up

Pas dy netëve të mbushura me muzikë dhe energji, Sunny Hill Festival hyn sonte në natën e tretë dhe të fundit në Prishtinë.
Në natën e parë, Dua Lipa ndezi skenën kryesore me një performancë të paharrueshme, duke sjellë hite të njëpasnjëshme përpara mijëra fansave.
Mbrëmë, ishte radha e Shawn Mendes, për herë të parë në Kosovë, i cili dhuroi një performancë spektakolare, duke emocionuar publikun dhe duke shënuar një moment historik për festivalin.
Sonte, Sunny Hill përmbyllet me një line up po aq të fuqishëm.

Anyma do të sjellë një performancë të veçantë me vizuale mahnitëse në skenën kryesore, ndërsa pas mesnate, Peggy Gou, një nga DJ-t më të mëdha në botë, do të mbyllë festivalin me një set që pritet të ndezë Prishtinën deri në orët e para të mëngjesit.
Një fundjavë e plotë me muzikë, surpriza dhe momente të paharrueshme që do të lënë gjurmë në skenën muzikore të rajonit. /Telegrafi/
The post Peggy Gou dhe Anyma përmbyllin Sunny Hill – nata e fundit e festivalit nis me super line-up appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.