Për herë të parë në Kosovë organizohet ‘Prishtina Songwriting Camp’ – thirrje për artistët e rinj

“Prishtina Songwriting Camp” është një përvojë kreative treditore, e konceptuar për të mbështetur dhe lidhur talentët e rinj muzikorë në Kosovë.
Ky kamp synon të krijojë një platformë bashkëpunimi ndërmjet artistëve të rinj, duke u ofruar atyre qasje në studio profesionale, mentorim nga profesionistë të industrisë dhe mundësi konkrete për të zhvilluar projekte muzikore origjinale.
Përmes një strukture të mirë organizuar dhe përzgjedhjes së kujdesshme të pjesëmarrësve, kampi përfundon me një prezantim të projekteve muzikore të krijuara gjatë sesioneve të punës në studio, në një mjedis shoqëror dhe inspirues.
Kampi do të organizohet më 1, 2 dhe 3 korrik.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet në bazë të kapacitetit të studios dhe të gjithë pjesëmarrësit do të lajmërohen përmes emailit për detajet e tjera.
Formulari i Aplikimit për Prishtina Songwriting Camp /Telegrafi/
The post Për herë të parë në Kosovë organizohet ‘Prishtina Songwriting Camp’ – thirrje për artistët e rinj appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.