Rita Ora paralajmëron klipin e ri “All Natural” këtë të mërkurë – pritet të ketë skena sensuale

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka surprizuar fansat me lajmin për publikimin e projektit të saj më të ri muzikor. 34-vjeçarja ka njoftuar se të mërkurën, më 24 shtator, do të publikojë këngën e titulluar “All Natural”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Rita përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë disa video të shkurtra nga klipi i saj i ardhshëm.
Nga pamjet, duket se projekti do të sjellë një performancë tejet ‘të nxehtë’ dhe sensuale nga artistja shqiptare, e cila prej vitesh vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar në industrinë ndërkombëtare të muzikës.
Në mbishkrimin e videove, Rita ka shkruar: “Kofshët lëvizin anash e mbanë, anash e mbanë ‘All Natural’, del të mërkurën më 24 shtator. Pararuajeni tek linku në bio”.
Ky pritet të jetë një nga projektet më të spikatura të Orës për këtë vit, duke gjykuar nga reagimet e para të fansave, të cilët kanë shpërndarë masivisht pamjet dhe janë shprehur të emocionuar për publikimin e ri. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.