menu Home chevron_right
Music

Rusia prej vitesh e përjashtuar nga ‘Eurovisioni’, Putin rikthen ‘Intervision’ – organizimin si imitim dhe kundërshtar të festivalit evropian

Admin | September 4, 2025
Rusia prej vitesh e përjashtuar nga ‘Eurovisioni’, Putin rikthen ‘Intervision’ – organizimin si imitim dhe kundërshtar të festivalit evropian

Presidenti rus, Vladimir Putin, po ringjall një garë të vjetër muzikore sovjetike të quajtur ‘Intervision’, duke ftuar këtë muaj pjesëmarrës nga shtete kryesisht autoritare si Kina, Venezuela dhe Bjellorusia. Synimi i këtij festivali, sipas Putinit, është të zëvendësojë atë që ai e quan “Eurosong i zgjuar (woke)”.

Megjithëse Kremlini insiston se konkursi tashmë ka zgjuar interes të madh, raportime të mediave britanike sugjerojnë të kundërtën. Mirror shkruan se pjesëtarëve të publikut po u ofrohen para që të marrin pjesë në provat gjenerale dhe në garën finale. Për më tepër, ata janë të ndaluar të shfaqen me rroba në ngjyrat kombëtare të Ukrainës (blu dhe verdhë), me xhinse të grisura ose me veshje që përmbajnë logo.

Konkursi do të mbahet më 20 shtator në Moskë, ku pritet që Rusia të shpallet fituese. Edhe pse mban emrin e garës së viteve 1960–1980, ky version i ri dallon nga ai origjinal për nga organizatori, formati dhe vendet pjesëmarrëse. Në një konferencë sigurie në Azi, Putin deklaroi se objektivi i Intervizionit është promovimi i “vlerave tradicionale, kulturore dhe shpirtërore universale” si alternativë ndaj Eurosongut.

Në listën e shteteve të përmendura si pjesëmarrëse përfshihen: Azerbajxhani, Bjellorusia, Venezuela, Vietnami, Egjipti, India, Kazakistani, Katari, Kina, Kolumbia, Kuba, Kirgistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia, Arabia Saudite, Serbia, ShBA-ja, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Afrika e Jugut. Serbia ka njoftuar se do të përfaqësohet nga këngëtari Slobodan Trkulja, ndërsa ShBA nga Brandon Howard. Rusinë do ta përfaqësojë këngëtari patriotik Shaman (emri i vërtetë Jaroslav Dronov, 33 vjeç), i njohur për qëndrimet e tij pro-luftës dhe lidhjen me Jekaterina Mizulinën, kryetare e Ligës Ruse për Internet të Sigurt.

Historikisht, ‘Intervision’ u organizua mes viteve 1965–1968 dhe më pas 1977–1980 nga vendet e Traktatit të Varshavës, si kundërpeshë ndaj Eurosongut. Në vitin 2008 u tentua një ringjallje e pavarur e festivalit me të njëjtin emër, por pa sukses. Këtë herë, Putini duket ta përdorë atë si mjet politik për të treguar se Rusia nuk është e izoluar për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore.

Nuk dihet nëse Putin do të ngjitet vetë në skenë, ashtu siç bëri në vitin 2010 kur u bë viral duke kënduar këngën “Blueberry Hill” përballë yjeve të Hollywood-it si Goldie Hawn, Kevin Costner dhe Sharon Stone. Rusia, përndryshe, ka marrë pjesë në ‘Eurovision’ nga viti 1994 deri më 2021, duke fituar në vitin 2008 me Diman Bilan dhe këngën Believe. Në vitin 2009, Moska organizoi garën, kurse në vitin 2022 Rusia u përjashtua pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play