menu Home chevron_right
Music

Stil Novo lançon duet ndërkombëtar me Arta Bajramin “La notte di San Lorenzo”

Admin | June 22, 2025
Stil Novo lançon duet ndërkombëtar me Arta Bajramin “La notte di San Lorenzo”

Ylli shqiptar i muzikës, Arta Bajrami, ka hyrë në një bashkëpunim ndërkombëtar me grupin italian Stil Novo, në projektin e ri muzikor “La notte di San Lorenzo”.

Kënga është publikuar tashmë në radio dhe në të gjitha platformat dixhitale dhe shënon një hap të rëndësishëm për të dy artistët në përfshirjen ndërkombëtare të muzikës së tyre.

Stil Novo, i themeluar nga vëllezërit Viames dhe Antonio Arcuri, me pjesëmarrjen e Luana Bellucci (vokal), Alessandro Maiani (tastierë), Fabio Biagi (bateri) dhe Andrea Marchesi (bas), ka qenë aktiv prej vitesh në muzikën live dhe ka disa albume të publikuara nga AM Productions.

“La notte di San Lorenzo” është bashkëpunimi i tyre i parë ndërkombëtar dhe për ta, ky duet me një nga zërat më të njohur të skenës shqiptare, përfaqëson një moment të veçantë në karrierën e tyre.

Kënga është një baladë romantike, që rrëfen një histori personale e ndjerë gjatë natës magjike të 10 gushtit – natës së “Yjeve Rënëse”, një simbol i dëshirave dhe nostalgjisë në kulturën italiane.
Me një ton të ëmbël dhe melankolik, Stil Novo dhe Arta Bajrami sjellin një atmosferë intime të një dashurie të humbur në mes të festës dhe dritave të verës.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Në një koment për këtë bashkëpunim, Viames Arcuri, një nga anëtarët themelues të grupit, tha: “E shkrova këtë këngë në makinë, pas një shëtitjeje në plazhin e Crotones, në mes të gushtit. Sa herë që shihja një vajzë në plazh, ndihesha sikur po shihja personin që po kërkoja – por ajo nuk ishte aty. Jam shumë i lumtur që Arta pranoi të këndojë në këtë këngë, sepse mendoj se është një nga momentet më të larta të karrierës sonë”.

Arta Bajrami, e cila konsiderohet si një prej ikonave të popit dhe RnB-së shqiptare, me një karrierë që i ka qëndruar besnike cilësisë dhe identitetit për më shumë gjatë, është shprehur: “Jam shumë e lumtur me bashkëpunimin tim të ri me grupin italian Still Novo. Kënga dhe videoklipi do të publikohen në gusht dhe për mua është një hap i rëndësishëm – një përqafim mesdhetar i shpirtit tim artistik.”.

“Ky bashkëpunim është edhe dëshmi që muzika ime flet edhe jashtë kufijve dhe po vazhdon rrugën e vet përtej kohës dhe gjuhës”, thotë Arta. /Telegrafi/

The post Stil Novo lançon duet ndërkombëtar me Arta Bajramin “La notte di San Lorenzo” appeared first on Telegrafi.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play