menu Home chevron_right
Music

Street Party Prishtina shënon edicionin e gjashtë

Admin | September 7, 2025
Street Party Prishtina shënon edicionin e gjashtë

Kryeqyteti po gjallërohet sërish me ngjarjen më të madhe urbane të vitit: Street Party Prishtina, që këtë vit shënon edicionin e saj të gjashtë, me sloganet Rrugët flasin me artin tonë – T’knojmë për qytetin tonë!

Ngjarja po mbahet sot 7 shtator 2025, nga ora 12:00 deri në 23:00, në zemër të qytetit, në rrugën “Fehmi Agani”, te zona e njohur si “Kafet e Vogla”.

Rruga është e mbyllur për qarkullim të automjeteve, duke u shndërruar në një hapësirë të hapur për art, muzikë dhe bashkëjetesë qytetare. Artistët që do të përformojnë janë producenti dhe artisti i njohur Kid Simius nga Berlini, Uran B. X Leg Off, MiM b2b Gentijana Zeneli, Armir, Angler dhe Dri.

Përveç artistëve mbi 20 artistë dhe inovatorë prezantojnë produktet e tyre. Street Party Prishtina VI sjell atmosferë unike ku muzika, arti dhe kreativiteti kombinohen për të krijuar një ditë feste për të gjithë.

Qytetarët do të kenë mundësi të përjetojnë performanca të ndryshme, ekspozime artistike dhe aktivitete kreative, duke e bërë këtë edicion një platformë të hapur për talentet e reja dhe energjinë kolektive të Prishtinës.

Kjo iniciativë ka për qëllim që, përveç argëtimit, të nxisë frymën e bashkëpunimit, kreativitetit dhe rigjallërimit urban, duke e kthyer hapësirën publike në vendtakim për komunitetin.

Street Party Prishtina, Edicioni VI është një ftesë e hapur për të gjithë qytetarët dhe vizitorët që duan të jenë pjesë e një feste që i takon të gjithëve.

Street Party Prishtina organizohet nga NXT LVL Events & Entertainment dhe WinMusic Freedom, nën patronatin e Komunës së Prishtinës, me sponsor të artë Guess Jeans, si dhe sponsor të tjerë Ibas, Birra Peja, Telegrafi, Ujin Rugova, Gekos dhe Shigi Studio.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play