menu Home chevron_right
Music

Tri veshje, koreografi perfekte dhe skenë magjike: Dua Lipa mahnit Prishtinën në natën e parë të festivalit ‘Sunny Hill 2025’

Admin | August 2, 2025
Tri veshje, koreografi perfekte dhe skenë magjike: Dua Lipa mahnit Prishtinën në natën e parë të festivalit ‘Sunny Hill 2025’

Prishtina u shndërrua në kryeqendrën e muzikës botërore mbrëmjen e së premtes, kur ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në hapjen e edicionit të pestë të festivalit “Sunny Hill”. Festivali, i cili mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht, është organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Dua Lipa, e cila prej vitesh dominon skenën muzikore globale, solli në Prishtinë një shfaqje energjike dhe të kuruar deri në detaje. Ajo interpretoi këngë nga albumi i saj më i fundit Radical Optimism, si dhe disa nga hitet më të mëdha të dy albumeve të saj paraprake.

Performanca e saj u shoqërua me koreografi të fuqishme dhe një skenografi moderne që krijuan një përvojë vizuale dhe muzikore të paharrueshme për publikun.

Dua Lipa në ‘Sunny Hill Festival 2025’ (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gjatë shfaqjes, Dua u shfaq me tri veshje të ndryshme skenike, secila më ikonike se tjetra, duke reflektuar stilin e saj unik dhe të guximshëm.

Bashkë me balerinët dhe ekipin e saj, ajo solli një performancë të sinkronizuar në mënyrë perfekte – një përzierje mes artit skenik dhe energjisë së pakontestueshme që e karakterizon.

Dua Lipa në ‘Sunny Hill Festival 2025’ (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kjo ishte hera e katërt që Dua Lipa performoi në Prishtinë, pas debutimit të saj më 2018 në “Sunny Hill Festival”, rikthimit në vitin 2022, koncertit të vitit 2026, dhe tashmë edhe në vitin 2025.

Çdo rikthim i saj në vendlindje përbën një moment të veçantë për fansat dhe për qytetin, që e mirëpret gjithmonë me dashuri të madhe.

Dua Lipa në ‘Sunny Hill Festival 2025’ (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Sunny Hill Festival” pritet të vazhdojë edhe dy netët e ardhshme me emra të tjerë të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe shqiptare, duke e vendosur sërish Prishtinën në hartën e festivaleve më të rëndësishme të Evropës Juglindore. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

The post Tri veshje, koreografi perfekte dhe skenë magjike: Dua Lipa mahnit Prishtinën në natën e parë të festivalit ‘Sunny Hill 2025’ appeared first on Telegrafi.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play