“Wowowo” – Ilo the Goat surprizon me këngën e re dhe stilin e tij të veçantë

Artisti Ilir Nimani, i njohur në skenën muzikore me emrin Ilo the Goat, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Wowowo”, një projekt që po pritet me interes nga publiku dhe ndjekësit e muzikës urbane shqiptare.
Kënga u lansua gjatë këtyre ditëve në të gjitha platformat muzikore dhe vjen me një prodhim modern dhe energjik, për të cilën është përkujdesur Marc Hill.
Ndërkohë, miksimi dhe masterizimi i projektit janë realizuar nga Ervis x Marc Hill, duke i dhënë këngës një tingull profesional dhe të përpunuar deri në detaj.
Ilo the Goat njihet për stilin e tij autentik dhe mënyrën e veçantë të interpretimit, që e dallon në mesin e artistëve të rinj në skenën shqiptare.
Ai ka qenë pjesë edhe e albumit të fundit të Butës “Vjeshtë/Dimër 25’”, ku ka spikatur për energjinë dhe identitetin e tij artistik.
– YouTube www.youtube.com
Me “Wowowo”, Ilo tregon se është në rrugën e duhur për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe për të sjellë risi në tregun muzikor vendas.
Artisti ka tashmë disa projekte të tjera të publikuara në YouTube, të cilat janë pritur mirë nga publiku, dhe ka premtuar se ky është vetëm fillimi i një faze të re në krijimtarinë e tij. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.