Yll Limani paralajmëron këngën e parë të albumit të tij të dytë – zbulon edhe datën

Yll Limani ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e epokës së re muzikore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari njoftoi se kënga e parë e albumit të tij të dytë e titulluar “Era”, do të publikohet më 4 dhjetor.
Artisti ndau me fansat edhe emocionin personal që lidhet me këtë projekt.“‘Era’ – kanga e pare e albumit tem të dytë del me datën 04/12. Me këtë kangë ja ka nis me marrë frymë për herë të parë ky album i ri, momenti prej të cilit krejt kjo histori ja ka nis mu shkru”, tha ai.
Tutje theksoi: “Faleminderit krejt juve që keni besu në mu gjatë kësaj rruge… albumi i dytë rrugës”.
Ky postim ka shpërthyer menjëherë në reagime, me fansat që shprehin entuziazmin për projektin “TSN”, të cilin Ylli e ka paralajmëruar prej kohësh.
Albumi i tij i dytë pritet të jetë një nga prurjet më të rëndësishme të fundvitit, duke premtuar tinguj të rinj dhe tekste të ndjera që karakterizojnë stilin e tij unik.
Fansat tashmë numërojnë ditët deri më 4 dhjetor, kur “Era” do të hapë zyrtarisht kapitullin e ri të Limanit. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.