Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Rumani, duke kënduar para mijëra fansave në ‘Untold Festival’
Këto ditë në Rumani është mbajtur festivali i madh, Untold.
Festivali i cili zhvillohet çdo vit në territorin e Transilvanisë, edhe këtë vit mirëpriti në skenë artistë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.
Pjesë e listës së performuesve ishin edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Filllimisht në skenë është ngjitur artistja Ava Max, e cila ka interpretuar një varg hitesh, kryesisht nga albumi i saj i fundit “Diamonds & Dancefloors”.
Ndërkohë, pasi ka mbaruar këngëtarja nga Shqipëria, skena gjigante është liruar për këngëtaren botërore me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Bebe Rexha.
Ashtu si Ava, 33-vjeçarja ka interpretuar një mori hitesh nga karriera e saj dhe kryesisht këngët nga albumi i saj më i fundit, “Bebe”, të cilin e noxri në shitje në muajin prill.
Krahas pjesëmarrjes në festivale, Rexha është duke realizuar edhe turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” me ndalesa të tilla si: Gjermani, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Suedi, e shumë vende të tjera. /Telegrafi/
The post Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Rumani, duke kënduar para mijëra fansave në ‘Untold Festival’ appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.