Dua Lipa nominohet në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023
![Dua Lipa nominohet në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_10-9.png)
Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, po ashtu është nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023.
Bukuroshja nga Kosova u nominua për ‘Këngën më të mirë pop’ për “Dance The Night” si dhe për ‘Këngën me koreografinë më të mirë’, e cila u realizua nga Charm La’Donna.
Kjo është publikuar në InstaStory nga vet Dua, me t’u publikuar lista e plotë e nominimeve.
Foto: Instagram
Ceremonia vjetore pritet të mbahet më 12 shtator në “Prudential Center” në New Jersey.
Përveç Lipës, në MTV VMAs të këtij viti u nominua edhe Bebe Rexha për ‘Bashkëpunimi më i mirë’ për këngën “I’m Good (Blue)” në duet me David Guettan.
Foto: Getty Images
Sivjet ka kryesuar me më së shumti çmime Taylor Swift, me gjithsej tetë në kategori të ndryshme.
27-vjeçarja në 2021 ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori. /Telegrafi/
Foto: Getty Images
The post Dua Lipa nominohet në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023 appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.