menu Home chevron_right
Music

Më 8 maj, Festivali “Chopin Piano Fest Prishtina” kthehet me edicionin e 15-të

Admin | May 5, 2025
Më 8 maj, Festivali “Chopin Piano Fest Prishtina” kthehet me edicionin e 15-të

Edicioni i 15-të i festivalit ndërkombëtar “Chopin Piano Fest Prishtina” pritet të fillojë më 8 maj 2025, duke sjellë për publikun kosovar një përvojë unike muzikore.

Koncerti hapës do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës, në orën 20:00, ku do të interpretojë pianistja e njohur nga Polonia, Maria Ludwika Gabryś-Heyke.

Organizatorët kanë paralajmëruar një program të pasur dhe të larmishëm, që përfshin vepra nga repertori klasik dhe bashkëkohor.

Gjatë këtij edicioni, në skenën e festivalit do të performojnë mbi 25 artistë nga vende të ndryshme, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Francën, Austrinë, Lituaninë, Rumaninë, Italinë, SHBA-në dhe Kubën.

Në kuadër të festivalit do të mbahen gjithsej 15 koncerte, ndër të cilat edhe bashkëpunimi tradicional me Filharmoninë e Kosovës, nën dirigjimin e Peter Valentovich dhe me soliste pianisten e mirënjohur Sofya Gulyak.

Festivali do të mbyllet më 9 maj 2025 me performancën e pianistit të shquar britanik, Peter Donohoe.

Të gjitha koncertet, përveç atij me Filharmoninë e Kosovës, do të zhvillohen në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare. Koncerti me Filharmoninë do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. /Telegrafi/

The post Më 8 maj, Festivali “Chopin Piano Fest Prishtina” kthehet me edicionin e 15-të appeared first on Telegrafi.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play