menu Home chevron_right
Music

Ngjarja filantropike “Let’s Dance” vazhdon me edicionin e shtatë në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë

| September 10, 2023
Ngjarja filantropike “Let’s Dance” vazhdon me edicionin e shtatë në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë

Ngjarja filantropike, Let’s Dance, e cila ka rrëmbyer zemrat e të gjithë atyre që mbështesin kauzëne AMC-së, po rikthehet me edicionin e saj të 7-të, dhe premton të jetë një mbrëmje e paharrueshme e mbushur me ritëm, shoqëri dhe filantropi.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit rikthehemi me misionin e njëjtë për t’iu ndihmuar nënave dhe fëmijëve që kanë nevojë për mbështetjen tonë. Përkrahja dhe ndihma juaj kanë luajtur rol kyç në sigurimin e qasjes në kujdes shëndetësor cilësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Përgjatë gjashtë viteve të organizimit, fondet e mbledhura përmes ngjarjes Let’s Dance kanë shërbyer për të shpëtuar shumë jetë të foshnjeve falë medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore esenciale të nevojshme për spitalet e vendit.

Këtë vit, AMC feston 10 vjetorin e themelimit dhe si rrjedhojë, ky edicion i Let’s Dance do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë me ç’rast do të festojmë për arritjet tona të përbashkëta përgjatë kësaj dekade.

Mbrëmja do të përfshijë muzikë, rrjetëzim, argëtim, filantropi, ushqim dhe pije pa limit. Gjatë eventit, ju do të shijoni meloditë e lezetshme të grupit Gipsy Groove, do të përjetoni performancën e shkëlqyer nga Nita Latifi & Band dhe në fund do të shoqëroheni me muzikën e përzgjedhur nga DJ Wise.

Let’s Dance 7 do të mbahet më 20 shtator 2023 në AMC Hall, Rr. Cerriku 15000 Mazgit, Obiliq / Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, duke filluar nga ora 19:30.

Shënojeni këtë datë në kalendarin tuaj dhe ftoni miqtë tuaj, që sa më shumë njerëz të na bashkohen në këtë super festë për të vallëzuar dhe për t’i mbështetur nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Prania juaj do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre, dhe ne mezi presim pjesëmarrjen tuaj!Për të qenë pjesë e kësaj mbrëmje, siguroni biletën në Rave Travel.

The post Ngjarja filantropike “Let’s Dance” vazhdon me edicionin e shtatë në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Written by

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play