Radio Dukagjini ndan çmimin “Artistja e Vitit” për këngëtaren Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri mori çmimin “Artistja e Vitit 2023” nga Radio Dukagjini. Ky çmim iu nda mbrëmjen e 18 shtatorit nga ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga në koncertin festive të 24 vjetorit të themelimit të “Radio Dukagjinit”.
Këngëtarja Dafina Zeqiri u shpreh falënderuese ndaj Radio Dukagjinit për përkrahjen e vazhdueshme. Tha se ndihet e vlerësuar nga dëgjuesit që i kërkojnë këngët e saj përmes radios.
“Tash e 16 vite kam ardhur në Kosovë, për ta bërë ëndrrën time realitet. Ndihem e vlerësuar nga gjithë ata dëgjues që i kërkojnë këngët e mija”, tha ajo.
Mes tjerash “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje edhe për artistët: Korin Siparantum, Shkelzen Doli, Shpat Deda, Vesa Luma, Rona Nishliu, Yllka Kuqi, Loreta Kaçka, Sinan Vllasaliu dhe Afrim Muçiqi.
Përveç artistëve “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfilltë për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Po ashtu, mirënjohje për bashkëpunimin Radio Dukagjini ndau edhe për portalin “Telegrafi” dhe “Gjirafa”.
Radio Dukagjini ndau çmimet post mortum për artisten, Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena dhe Ismet Peja.
Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli në fjalën e saj përmbyllëse falënderojë të gjithë bashkëpunëtorët, ambasadat e institucionet për bashkëpunimin e vazhdueshme në këtë rrugëtim. Ajo tha se Radio Dukagjini do të vazhdojë të mbetet radio numër një duke paralajmëruar shumë projekte të reja. Falënderime më të veçanta ndau për stafin për të cilët siç tha janë “Zanat më të mirë” gjithandej vendit. /Telegrafi/
The post Radio Dukagjini ndan çmimin “Artistja e Vitit” për këngëtaren Dafina Zeqiri appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.