menu Home chevron_right
Music

Rikthehet pas shumë vitesh “X Factor Albania”

| October 12, 2023
Rikthehet pas shumë vitesh “X Factor Albania”

Spektakli më i madh i muzikës “X Factor” pritet të rikthehet së shpejti në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi të bërë në Instagram.

Ajo së bashku me Vera Grabockën qëndrojnë edhe këtë herë prapa këtij shou, përmes të cilit do të kenë mundësi që të rinjtë të shpalosin talentin e tyre.

Foto: Arkiv

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Vejsiut (pa ndërhyrje):

“X FACTOR ALBANIA IS BACKKKK…

Jemi shume shume te lumtur qe sjellim ne ekran pas disa vitesh mungese kete platforme te jashtezakonshme muzikore qe do te zbuloje talentet e reja ne muzike!

Pas shume vitesh mungese ne ekranet shqiptare te programeve “Talent Show”, po ju presim kudo ndodheni, qe t’ju zbulojme juve, super star-et e rinj te muzikes dhe skenes shqiptare!

”X Factor” eshte nje Produksion Gjigand, eshte nje shkolle e vertete e muzikes dhe e televizionit; talentet trajtohen ne menyren me spektakolare dhe performojne ne finalet e “live show” prane idhujve te tyre, njerez te afirmuar te skenes! X Factor eshte muzike, eshte gezim, eshte shoë, eshte emocion, eshte gare, eshte energji, eshte mundesi per te transformuar jeten pergjithmone, eshte garanci suksesi per karierren tende artistike, eshte endrra qe behet realitet, eshte “arratisje” nga jeta e zakonshme, dhe integrim i menjehershem ne jeten artistike! Kushdo qe ka nje enderr dhe do qe bota ta njohe e presim te vije ne audicionet e produksionit ne Shkollat e Muzikes ne Qytetet perkatese!

Para 10 Vitesh, qe te sillja Edicionin e Pare te X Factor ne Shqiperi, ishte nje sfide per mua personalisht. Pas kisha forcen e @veragrabocka me te cilen punoj dhe kam ndare endrrat e nje jete prej 24 vitesh! Kete enderr duam ta ndajme me te gjithe ju dhe fuqine Tv Klan qe beson tek forca e Talentit!
Nje brigade njerezish profesioniste do te punojne per ju qe te shkelqeni! C’tju themi? Paci fatin e Dua Lipes

Pertej argetimit, ky eshte nje format qe vlen, sepse ka nje mision! Ti jape talentit habitatin per “te shperthyer”, “emocionuar”, “frymezuar”.

Audicionet e Produksionit do te mbahen ne keto data:

– 19 Tetor Shkodra

– 20 Tetor Korça

– 23 Tetor Vlora

– 24 Tetor Durresi

– 25 Tetor Elbasani

– 26 Tetor Prishtina

– 27 Tetor Shkupi

– 31 Tetor Tirana

Presim me padurim tju takojme!

Suksese!”. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

The post Rikthehet pas shumë vitesh “X Factor Albania” appeared first on Telegrafi.

Written by

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play