Young Zerka lanson këngën e re “Çika Çika”
![Young Zerka lanson këngën e re “Çika Çika”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_18-4.png)
Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, ka prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
“Çika Çika” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Alandy, i cili është përkujdesur edhe për producimin.
Foto: Screenshot/YouTube
Kënga është ritmike dhe pikërisht për këtë periudhë vere, e që besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Zerkës.
Foto: Screenshot/YouTube
I njëjti ka sjell disa këngë gjatë kësaj kohe përfshirë: “Lali” me Fifin, “Mama” me Elinel si dhe “Sikur ta dije” me Altin Shirën.
Young Zerka po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/
The post Young Zerka lanson këngën e re “Çika Çika” appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.