Britney përgatit albumin e ri, ka siguruar këngë nga disa muzikantë të famshëm
Pas gati shtatë vitesh, Britney Spears planifikon të regjistrojë albumin e saj të ri.
Edhe pse këngëtarja aktualisht është në mes të një divorci nga Sam Asghari, një burim konfirmoi për Page Six se është duke punuar për një album të ri dhe ka marrë disa këngë nga muzikantë të famshëm.
“Ajo ka planifikuar shoqërimin me kantautorët dhe po merr këngë nga disa artistë të mëdhenj”, ka thënë burimi.
Kujtojmë se Britney publikoi albumin e saj të fundit të quajtur “Glory” në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar publikoi këngën “Hold Me Closer”, të cilën e incizoi me Elton John, ndërsa këtë vit publikoi këngën “Mind Your Business” me Will.i.am nga Black Eyed Peas.
Përveç divorcit, ylli i muzikës pop është duke u fokusuar edhe në memoaret e shumëpritura me titull “The Woman in Me”, ndërsa shitja e librit pritet të fillojë zyrtarisht më 24 tetor të këtij viti dhe gjithashtu dëshiron ta prezantojë njërën nga këngët e reja gjatë promovimit të librit autobiografik. /Telegrafi/
The post Britney përgatit albumin e ri, ka siguruar këngë nga disa muzikantë të famshëm appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.