Dafina Zeqiri publikon një pjesë të shkurtër nga dueti me Elgit Dodën: Nuk do të shpëtoni pa vuajtur edhe këtë verë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë tejet aktive dhe këtë sezon verore.
Ashtu siç kishte paralajmëruar projektet nga ajo ishin të shumta dhe një të tillë pritet që ta publikojë së shpejti.
Pas bashkëpunimeve të suksesshme me Yll Limanin, Getoar Selimin e Alban Skënderaj, artistja tani po sjell një duet me kantautorin Elgit Doda.
Pak ditë pasi njoftuan për bashkëpunimin, Dafina në një postim që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës.
“Nuk do të shpëtoni edhe këtë verë pa vuajtur pak, “Si mua”, X Elgit Doda”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.
Natyrisht, të shumtë ishin fansat që reaguan me komente të ndryshme, të cilët me padurim presin një projekt të ri nga këngëtarja.
Ndërkohë, përveç punës me projekt, Dafina mbetet mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, kryesisht në trojet shqiptare. /Telegrafi/
The post Dafina Zeqiri publikon një pjesë të shkurtër nga dueti me Elgit Dodën: Nuk do të shpëtoni pa vuajtur edhe këtë verë appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.