menu Home chevron_right
Music

I këndonte “Amerikës” në këngën e saj hit – rikthimi i Lorit me baladat e dikurshme: Jam me fat që këngët e mia janë jetëgjatë

| October 2, 2023
I këndonte “Amerikës” në këngën e saj hit – rikthimi i Lorit me baladat e dikurshme: Jam me fat që këngët e mia janë jetëgjatë

Këngëtarja Loreta Kaçka – Lori, ndër vite i ka dhuruar publikut këngë të shumta, të cilat janë pëlqyer gjithmonë.

Padyshim që “Amerika” mbetet kënga kult e karrierës së saj, e cila e ka çuar në një nivel tjetër si artistikisht ashtu edhe profesionalisht.

Ishte pikërisht kjo këngë të cilën ajo e ka interpretuar live së fundmi në një paraqitjet e saj, në një koncert me disa artistë.

Në një intervistë për Telegrafin, Lori, tregoi se si u ndje që e riktheu këtë hit të saj në interpretim live pas shumë kohe.

Lori gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Telegrafi)

“Po ndjehem jashtë mase mirë, shumë emocion. Emocion i veçantë do të thoja, kam zgjedhur një ndër këngët e mia më të preferuar të gjithë karrierës, ‘Amerika’. Do performohet me një orkestër super profesionale, me një orkestrim jashtë mase të bukur nga një prej maestro më i mirë që kemi, Shpëtim Saraqi. Dhe normal që nuk ka emocion më të veçantë”, tha Lori për Telegrafin.

Këngëtarja nga Shqipëria më tej u shpreh se nuk i ka lënë baladat, pavarësisht se viteve të fundit ka qenë më shumë e fokusuar në këngët komerciale.

“Nuk i kam lënë baladat edhe pse kohëve të fundit kam bërë këngë më ritmike, këngë më të tregut do të thoja, por përsëri këto këngë janë kënduar dhe unë jam shumë me fat dhe falënderuese që këngët e mia janë jetëgjatë, si ‘Amerika’ ashtu edhe disa këngë të tjera që i kam pasaportë të karrierës time”, tha Lori.

Lori duke pranuar mirënjohje në koncertin e 24-vjetorit të RTV Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

Mungesa e festivaleve dhe eventeve të muzikës live në Kosovë vazhdon të mbetet një ngecje në industrinë e muzikës.

Përgjatë bisedës, interpretuesja e hitit “Diell” shprehu dëshirën e saj që organizime të tilla ku interpretohet live të ketë sa më shpesh.

“Gjatë karrierës time këndimi im ka qenë vetëm live por organizimi i këtyre eventeve është shumë i mirë, pasi ta jep mundësinëqë këngët e zemrës të këndohen live. Unë do uroja që të ketë një super festival në Kosovë sepse na ka munguar gjatë gjithë kësaj kohe. Kur është mbajtur ‘Polifesti’ unë kam qenë gjithmonë e pranishme. Kështu që nëse do riktheheshin, do isha pjesëmarrëse pse jo”, tha Lori.

Lori duke interpretuar live këngën “Amerika” në koncertin e 24-vjetorit të RTV Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

Ndonëse ka fituar disa herë festivalet e dikurshme që mbaheshin në vend, Lori tha se çmimet mbeten dytësore, përpara interpretimit dhe prezantimit të duhur skenik.

“E rëndësishme është që të kesh një këngë shumë të bukur dhe të jetë një interpretim shumë i bukur që edhe njerëzit ta përqafojnë a më lehtë. Pastaj edhe çmimi është i mirëseardhur”, tha këngëtarja.

Sigurisht që kantautorët Aida Baraku dhe Armend Regjepagiqi, kanë luajtur një rol kyç në karrierën e këngëtares, si krijues të disa prej hiteve të saj.

Lori duke interpretuar live këngën “Amerika” në koncertin e 24-vjetorit të RTV Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

Lori për Telegrafin tha se e ndjen jashtëzakonisht mungesën e një projekti muzikor të punuar nga dyshja, ndaj dhe i është përkushtuar punës që sa më shpejt të sjell diçka me ta.

“Më ka marr malli shumë shumë. ‘Amerika’ dihet që është e punuar nga dyshja më e mirë që kemi. Janë dy artistë të cilët e kanë dëshmuar shumë mirë veten në tregun muzikor, kështu që nuk po zbuloj më shumë…do të ketë diçka të bukur”, përfundoi këngëtarja.

Lori përndryshe krahas muzikës zbavitëse është një interpretuese shumë e mirë edhe e muzikës popullore, me çka vazhdon të jetë një emër i preferuar i publikut për të kënduar në dasma dhe manifestime të ndryshme familjare. /Telegrafi/

The post I këndonte “Amerikës” në këngën e saj hit – rikthimi i Lorit me baladat e dikurshme: Jam me fat që këngët e mia janë jetëgjatë appeared first on Telegrafi.

Written by

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play