Morena Taraku dhe Skerdi paralajmërojnë këngën e re
Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka paralajmëruar prej kohësh projektin e ri muzikor.
Ajo tashmë ka zbuluar se po vjen në bashkëpunim me reperin e njohur, Skerdi Ago.
Të njëjtit në rrjete sociale kanë prezantuar pamje nga prapaskenat e videoklipit të ri.
“Së shpejti. Malli”, kanë shkruar ata.
Fansat reaguan menjëherë krahas postimit, të cilët mezi po presin për këtë projekt të ri muzikor.
Skerdi këtë vit ka qenë mjaft i angazhuar me projekte muzikore, teksa ka sjell disa bashkëpunime.
Ai ka bërë duet me disa artistë si: Melinda Ademin, Eugenën, Teuta Selimin, Ronela Hajatin etj. /Telegrafi/
The post Morena Taraku dhe Skerdi paralajmërojnë këngën e re appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.