Sa persona kishte në koncertin “Time Capsule II” të Capital T?
Time Capsule I u mbajt në Tiranë në 20 shtator 2019, dhe u premtua që do të kishte dhe kapituj të tjerë; mirëpo siç e dimë tashmë, pandemia i bllokoi tubimet për një periudhë mbi 2 vjeçare.
Time Capsule II është paralajmëruar nga artisti Capital T që në tetor të vitit të kaluar. Premtimi u përmbush – Time Capsule II u kthye në shtëpinë e saj, Prishtinë, dhe i tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve ne si nga produksioni, program aritstik, ashtu dhe pjesëmarrja e njerëzve.
Ekipi i përbërë nga disa njerëz që punojnë me shumë dashuri ka punuar plot muaj pa rreshtur për të bërë koncertin më të madh në Prishtinë në dhjetëvjeçarin e fundit. Dhe madhësia nuk matet vetëm nga sasia e njerëzve: por nga natyra shumë e pasur artistike, skenografike dhe e programit me 5 Akte dhe 12 artistë.
Foto: Capital T/Instagram
Sa persona ishin pra, në koncert?
Edhe pse koncerti u paralajmërua që do i kishte dyert e hapura në orën 17:00, njerëzit u tubuan orët e fundit duke mundësuar një total prej 16.000 njerëzish në Time Capsule Chapter II prapa stadiumit Fadil Vokrri.
Foto: Capital T/Instagram
A jemi gati për Chapter III??
The post Sa persona kishte në koncertin “Time Capsule II” të Capital T? appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.