Skerdi bën njoftimin për një tjetër këngë të re
![Skerdi bën njoftimin për një tjetër këngë të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_1-47.png)
Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.
Artisti shqiptar njoftoi se po vjen sërish me një bashkëpunim, por që nuk ia ka zbuluar akoma emrin.
I njëjti në rrjete sociale ka shpërndarë një pjesë të shkurtër nga kënga që titullohet “Miami”.
Foto: Screenshot/Instagram
“Miami në bashkëpunim me…së shpejti”, ka shkruar ndër tjerash 34 vjeçari.
Kjo vjen dy ditë pasi lansoi këngën e re “Gaso” në bashkëpunim me reperin Elinel.
Foto: Screenshot/Instagram
Skerdi po ashtu rreth dy javë më parë solli dhe një duet me artisten e mirënjohur, Teuta Selimi.
Ago pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor duke qenë se i ka qëndruar besnik që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/
The post Skerdi bën njoftimin për një tjetër këngë të re appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.