Yllka Kuqi dhe Bruno sjellin një pjesë të klipit të tyre të ri
Yllka Kuqi dhe Bruno Revolt janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Ata tashmë janë në përfundim të kësaj kënge, për të cilën kanë njoftuar se do të lansohet së shpejti.
Ka qenë artistja nga Gjakova që ka ndarë një pjesë të shkurtër nga klipi, për të cilin nuk ka dhënë akoma një datë të saktë publikimi.
Foto: Screenshot/Instagram
“Karma, së shpejti”, ka shkruar ajo.
Në bazë të klipit besohet se do të jetë diçka e bukur dhe që do të pëlqehet nga publiku.
Foto: Screenshot/Instagram
Këngëtarja e njohur nga ana tjetër në këtë periudhë është mjaft e ngarkuar edhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.
Bruno ndërkohë sivjet ka qenë në vëmendje për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
The post Yllka Kuqi dhe Bruno sjellin një pjesë të klipit të tyre të ri appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.