Zbulohet data e saktë e lansimit të këngës së re të Dafina Zeqirit me Mozzik
![Zbulohet data e saktë e lansimit të këngës së re të Dafina Zeqirit me Mozzik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_11-10.png)
Dy nga artistët shqiptarë janë bërë bashkë për herë të parë në një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Mozzik, të cilët tashmë kanë finalizuar xhirimet e këngës së tyre të përbashkët.
Së fundmi është zbuluar edhe data e lansimit të kësaj kënge që do të jetë 12 tetor (e enjte).
Foto: Screenshot/Instagram
Ylli i famshëm ka publikuar një pjesë në rrjete sociale, ndërkohë që shfaqet duke interpretuar.
“A e ki me mu? Drama, pahiri. 12 tetor”, ka shkruar ajo.
Ky projekt duket se mezi po pritet edhe nga fansat e këngëtareve të njohur, të cilët janë të shumtë.
Dafina ndryshe këtë periudhë ka qenë një emër mjaft i diskutuar në media e faqet rozë për shkak të disa postimeve në rrjete sociale. /Telegrafi/
The post Zbulohet data e saktë e lansimit të këngës së re të Dafina Zeqirit me Mozzik appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.